Turqi, vijojnë përleshjet në Ankara

Protestuesit në Turqi vazhdojnë  të sfidojnë kryeministrin  Rexhep tayp Erdogan, ndërsa situata mbetet e tensionuar.Apeli i kryeministrit Erdogan i cili kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të protestave  dhe bëri të qartë se nuk do të jepte dorëheqjen ka nxitur protesta të tjera.Turqia përgatitet për një fundjavë të nxehtë protestash . Mijëra njerëz kanë dalë në sheshet kryesore të qyteteve.Përveç Stambollit  ku ka filluar mobilizimi kundër projektit të diskutueshëm  të rinovimit urban te Sheshin Taksim  protesta masive janë mbajtur dhe në Ankara.Kryeqyteti ka qenë  ditët e fundit  teatër i përleshjeve midis policisë dhe protestuesve që duan dorëheqjen e Erdogan. Kryeministri përsëriti se nuk kishte ndërmend të janë dorëheqjen ndërsa  sa vijnë e rriten spekulimet  se Erdogan po humbet  mbështetjen dhe në rradhët e partisë së tij.Një protestë e nisur kundër planit të zhvillimit urban të një pjese të gjelbërt të Stambollit, lëvizja në Turqi është shndërruar në një manifestim të vërtetë anti-qeveritar, pasi dhuna e tepruar policore revoltoi protestuesit në ditët e para të trazirave.