Kosovë, lirohet Fatmir Limaj

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vendosur që të heqë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për deputetin Fatmir Limaj dhe ish-bashkëluftëtarët e tij në rastin “Kleçka”.

Avokati i Limajt Tomë Gashi ka konfirmuar lajmin ndërsa kjo masë është zëvendësuar me paraqitjen e tij dhe tre personave të tjerë, gjithashtu të dyshuar në atë që njihet si Rasti Kleçka në policinë e Kosovës  në varësi të hetimeve të prokurorisë.

Deri me tani të gjithë dëshmitarët që kanë dëshmuar në rastin “Kleçka” kanë qenë në mbrojtje të luftëtarëve.Fatmir Limajit më 8 mars të këtij viti i është zëvendësuar masa nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.Procesi ndaj tij dhe tre të akuzuarve të tjerë, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqitdhe Naser Shalës, lidhet me akuzat për krime lufte.Një ditë më parë ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi ka thënë se as Fatmir Limaj as ndonjë oficer tjetër i UCK-së  nuk ka keqtrajtuar njeri dhe se në Kleçkë ka pasur vetëm dhoma të ndalimit .Deri me tani, në dy proceset gjyqësore për rastin "Kleçka" janë rreth 110 dëshmitarë dhe dëshmi, plus prova materiale që i kanë prezantuar mbrojtja e të akuzuarve, duke përfshirë edhe tetë dëshmitarë që janë marrë në pyetje gjatë seancave gjyqësore.Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët janë shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si "Dëshmitarit X".