NDODHI DHE KJO/ Gazetarit i sekuestrohet telefoni në studio

Teksa spikerja Katerina Hysenllari po rrëfente në studion e spektaklit festiv të ndërrimit të viteve në RTV Ora News marrëdhëniet e luhatura të kolegëve në ambientet e punës, një komunikim “i palejuar” i gazetarit Isa Myzyraj me panelistët, do të detyronte moderatorin Klodi Karaj që t’ia hiqte telefonin nga duart.

Por pas pak minutash ai do t’i rikthehej sërish gazetarit me batutën e Klodit: “Ore kush të shkruan në këtë orë?”