Lili Saraçi tregon si e gjeti veten papritur në Departamentin e Lajmeve nga emisioni i mëngjesit

Spikerja e lajmeve dhe gazetarja Lili Saraçi e ftuar në panelin e spektaklit të madh të ndërrimit të viteve në RTV Ora News, rrëfeu momentin e kalimit të saj të papritur nga organizatore e emisionit të mëngjesit, në Departamentin e Lajmeve, si spikere dhe gazetare.

“2023 ka qenë i mbushur me plot gjëra. Në aspektin e televizionit ka pasur mjaft zhvillime, por ka pasur edhe momente të bukura personalisht. Unë vija nga emisioni i mëngjesit dhe papritur e gjej veten tek departamenti i lajmeve. Por është diçka që më pëlqen, pastaj është publiku që e vlerëson nëse e bëj mirë apo jo”, u shpreh Lili Saraçi.

Dhe pas batutave mes kolegëve, radhën e do ta merrnin të gjithë të ftuarit e radhës, të cilët përshkruan me pak fjalë vitin 2023 për ta.