Dy karrige larg, 1 vit pa folur mes tyre. Çfarë ka ndodhur mes Sonila Musait dhe Katerina Hysenllarit?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2024, 18:14
Emisioni festiv i ndërrimit të viteve në Ora News përveç përcjelljes së mesazheve për një vit sa më të begatë, shërbeu edhe për të sheshuar disa zënka mes spikereve të këtij televizioni.
Ishin vetë protagonistet e një zënke të tillë që u zbulua për herë të parë që ka zgjatur për më shumë se 1 vite mes Katerina Hysenllarit dhe Sonila Musait, por që të dyja preferuan më shumë të flisnin për paqen se sa për arsyen e këtij sherri të përjetuar në ambientet e “Ora News”.