Kurioziteti i gazetares për festimet e çmendura britanike: “Ata kanë një traditë ... por s’të them këtu ç’bëhet nga ora 1-3 të natës”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2024, 16:40
Një moment që shkaktoi jo pak të qeshura në studion e spektaklit të madh të ndërrimit të viteve në RTV Ora News ishte ai i moderatores Sonila Musai, e cila tregoi më shumë kuriozitet se ç’duhet për festimet e çmendura në Londër natën e fundit të vitit.
“Në Londër kanë një traditë të veçantë, ku të gjithë njerëzit atje nga ora 00:00 deri në 1 të natës përqafojnë njëri-tjetrin pa pasur nevojë të njihen”, nisi rrëfimin gazetari Altin Sulçe, i cili do të ndërpritej nga ndërhyrja e gazetares Sonila Musai: “Po pas orës 1 çfarë bëjnë?”, pyeti ajo.
Kaq mjaftoi që diskutimet të dilnin nga skenari. "Po nuk do të të them këtu se çfarë bëjnë ata nga ora 1 deri në 3”, iu përgjigj Sulçja, duke shkaktuar të qeshura në studio.