Gazetarët, gazetaret dhe spikeret “zhvishen” nga serioziteti i lajmeve në “Ora News” në ditën e parë të 2024-ës

Dhe me t’u larguar paneli me drejtuesit e emisioneve në ekranin e “Ora News”, radha për të zënë vend në studion e spektaklit të madh të ndërrimit të viteve në RTV Ora News, do ta kishin gazetarët, gazetaret dhe spikeret e lajmeve të këtij televizioni.

Dhe siç ndodh në festa, ata ishin zhveshur nga uniforma tradicionale dhe serioze e lajmeve për t’u shfaqur para publikut me një pamje ndryshe.

Ato ishin: Lili Saraçi, Anila Zyberaj, Isa Myzyraj, Katerina Hysenllari, Siklajda Shorja, Albina Murataj dhe Gisela Çota.