Çfarë do të ishit nëse nuk do të ishit gazetarë? Ja profesionet në sirtar të gazetarëve të njohur të ekranit të “Ora News”

Gazetari Klodi Karaj në përpjekje për të mësuar diçka më shumë nga të ftuarit e tij në spektaklin e madh të ndërrimit të viteve në RTV Ora News, do t’i ngacmonte lidhur me profesionin që ato do të kishin nëse nuk do ishin gazetarë.

“Do të isha arkeologe”, thotë Beti Njuma.

“Mësues”-  zbulon Luan Rama, teksa e pranon që e ka bërë më parë këtë profesion. Ndërsa nuk do të mungonin batutat nga të ftuarit e tjerë, të cilët nuk ngurruan ta ngacmonin edhe më tej Luanin.