Moderatorja Beti Njuma rrëfen pasionin e saj për alpinizmin: Edhe unë kur shikoj fotot them me vete...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2024, 16:23
Moderatorja dhe gazetarja Beti Njuma në spektaklin e madh të ndërrimit të viteve në RTV Ora News, do të pyetej nga moderatori Klodi Karaj lidhur me pasionin e saj përtej gazetarisë, atë të alpinizmit.
“Në fakt edhe unë kur shikoj fotot them me vete si ka mundësi që e bën dhe këtë?! Janë 2-3 Beti brenda meje, se është edhe ajo Beti tjetër, ajo që përkthen në heshtje, si murg, vetëm në kompjuter duke përkthyer libra. Pastaj ajo Betiu që njohin të gjithë në kutinë e ekranit si gazetare.
Ka 8 vite që e praktikoj alpinizmin dhe nisi si nevojë për të kaluar një fundjavë ndryshe, si një nevojë edhe për ajër të pastër, por edhe për cik lëvizje dhe pastaj u shndërrua në një pasion”, theksoi ndër të tjera gazetarja Beti Njuma.
