SHBA akordon fonde shtesë për refugjatët sirianë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2012, 18:05
SHBA ka njoftuar se do të ofrojë edhe 34 milionë dollarë në ndihmë për refugjatët sirianë.Fondet e reja rrisin në 165 milionë dollarë ndihmën amerikane për Sirinë, që kur shpërtheu konflikti në vitin e kaluar.Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se fondet kanë për qëllim që “t’i mbajnë ngrohtë familjet e refugjatëve gjatë dimrit, duke ofruar furnizime si batanije, stufa për ngrohje dhe materiale tjera”.Kombet e Bashkuara thanë se rreth 11mijë refugjatë të tjerë kanë ikur nga Siria në ditët e kaluara dhe shumica nga ta kanë hyrë në Turqi.OKB thotë se më shumë se 400 mijë njerëz kanë ikur nga Siria që nga fillimi i konfliktit. Ata janë vendosur në Turqi, Liban, Irak dhe Afrikë Veriore.