SHBA, pronarët përballen me shkatërrime gjatë kthimit në New Jersey

Long Beach Island, një strehim kryesisht i shtëpive te pushimit të te pasurve, mori një goditje të drejtpërdrejtë nga “Sandy”, ku mjaft shtëpi u mbushen plotë me sasi te medha rëre dhe uji te shkeputura nga deti dhe shume të tjera u shkatërruan plotësisht.Ishulli, me rreth 10.000 banorë gjatë gjithë vitit dhe ndoshta 10 herë atë numër gjate verës, ka qenë e mbyllur për banorët, me perjashtim te vizitave të shkurtra për të tërhequr sendet e tyre.“Sandy” sulmon në Bregdetin Lindor të SHBA më 29 tetor, duke vrarë të paktën 120 persona dhe duke shkaktuar një dëmtim ose humbje ekonomike te vlerësuar ne rreth 50 miliardë dollare. Ajo shkatërroi shtëpitë përgjatë bregut Neë Jersey dhe përreth qytetit te Nju Jorkut, shkeputi energjinë elektrike për miliona njerëz dhe nxorri jashte funksioni shumicen e sistemit të transportit publik.Ditë më vonë, protestuesit kanë demonstruar në rrugë, sepse ata ishin ende pa energji, racionimi i perdorimit te benzinës ishte në fuqi, dhe banoret luftuan gjithë javës për tu futur apo dale nga qyteti i Nju Jorkut.Autoritetet paralajmëruan se për komunitetet bregdetare, ku mijëra shtëpi te tyre u zhvendosen ne distanca te largeta, u përmbyten apo u shkrumbuan nga flaket, qe te arrihet nje rimekembje e plotë do të duhet një kohë e gjatë.