Rrëzohet avioni ushtarak i Turqisë, vriten 17 ushtarë

Shtatëmbëdhjetë ushtarë turq u vranë sot (të shtunën), kur helikopteri i tyre u rrëzua në Turqinë juglindore për shkak të kushteve të këqija të motit - tha per mediat guvernatori i zonës.Helikopteri u rrëzua në malin Sikorsky Herekol, në fushën e Pervari ne provincën Siirt - ka beret e ditur Guvernatori i Siirt, Ahmet Aydin. Viktimat ishin anëtarë të forcave speciale te xhandarmarisë të vendit dhe nga renia nuk ka pasur të mbijetuar në bord, tha ai.Ushtria turke ka qenë duke kryer disa operacione në male gjatë muajve të fundit për të pastruar vendin nga militantët apo nga grupe separatiste të konsideruar te kundraligjshem si Partia Punëtore e Kurdistanit (PKK), të cilët kanë strehimet atje.Që nga periudha e veres ka pasur një rritje te shpejtë në sulmet e Partise Punetore te Kurdistanit në Turqinë juglindore, veçanërisht në rajonin Hakari.Avionët dhe helikopterët turq kanë arritur ne menyre te njëpasnjëshme te pikasin pozicionet e tyre përgjatë kufirit me Irakun dhe Iranin për tre ditë, duke vrarë 42 militantë - kane bere te ditur forcat qe raportuan keto sulme.Më shumë se 40.000 njerëz janë vrarë në konfliktin midis Turqisë dhe Partise Punetoreve Kurdistanit, e cila filloi kryengritjen e saj në vitin 1984 me qëllim e shkeputjes territorial e krijimit te në një shteti të veçantë në Turqinë Juglindore te populluar kryesisht nga kurdet.Partia e Punetoreve Kurdistanit është përcaktuar si një grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.