VatiLeaks, dënohet tekniku kompjuterik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2012, 17:52
Tekniku kompjuterik i Vatikanit, Claudio Sciarpelletti, është dënuar me dy muaj burg me kusht, për shkak të përfshirjes së tij në rrjedhjen e dokumenteve papnore te mediat.Ai është dënuar se e ka ndihmuar, ish shërbëtorin e Papa Benediktit, Paolo Gabriele, në skandalin e njohur si VatiLeaks.Ish shërbëtori, Gabriele, po vuan dënimin prej 18 muajsh në një burg në Vatikan, pasi u gjet fajtor për vjedhjen e kryer në muajin shtator.Mediat italiane raportuan këtë javë se Papa e ka pranuar kërkimfaljen e tij, një vendim që mund të çojë në aministinë e Gabrieles.