Iraku anulon supermarrëveshjen e armëve me Rusinë, dyshime për korrupsion

Iraku ka anuluar një marrëveshje me vlere 4.2 bilion$ për të blerë armë nga Rusia për shkak të shqetësimeve rreth "korrupsionit" - ka thënë një këshilltar i qeverisë irakiane. Blerja, qe pritej të përfshinte helikopterë dhe raketa u anullua në tetor. Iraku ka qenë duke rindërtuar forcat e saj të armatosura që prej përfundimit operacionet e drejtuara luftarake të SHBA kundër kryengritësve.Gjate njoftimit te anulimin te blerjes, një zëdhënës i Kryeministrit Nouri Maliki tha per agjencisë e lajmeve 'AFP' se "kur Maliki u kthye nga udhëtimi i tij në Rusi, ai kishte disa dyshime për korrupsion, kështu që ai vendosi të shqyrtojë marrëveshjen nga e para".Shitja do të kishte bërë Moskën furnizues kryesor të armëve në Irak nën udheheqjen e Sadam Huseinit, furnizuesin e dytë më të madh të armëve ne vend pas SHBA. Nuk ka pasur asnjë fjalë nga Rusia në lidhje me keto terheqje.Një deputet irakian sugjeroi që ne operacionet kundër terrorizmit - qe perben edhe qëllimin e deklaruar te blerjes - nevojitet nje permiresim i sherbimit te inteligjences, dhe jo 30 helikopterë sulmi 'Mi-28' që ishin raportuar të ishin pjesë e marrëveshjes. Kontratat u shpallën në një festë te organizuar më 9 tetor, pas bisedimeve te kryera midis kryeministërave të dy vendeve pranë Moskës.I gor Korotchenko, kreu i Qendrës për analizën e Tregtisë Botërore të Armeve te vendosur ne Moske, tha per BBC se anulimi ishte "absolutisht i pashembullt në historinë e tregtisë së armëve ruse"."Unë nuk shoh ndonjë mundësinë për korrupsion në marrëveshjen e Irakut. Unë besoj se kjo është vetëm një pretekst dhe arsyeja e vërtetë është presioni i ushtruar nga Washingtoni ndaj Bagdadit." - perfundoi Korotchenko.