Librazhd, PS përgënjeshtron lajmin e përhapur nga PD për sulm të zyrës elektorale

Dega e Partisë Socialiste në Librazhd ka përgenjështruar në mënyrë kategorike si të pavërtetë lajmin e përhapur nga PD se militantë të Partisë Socialiste kanë sulmuar dhe thyer zyrën elektorale të Partisë Demokratike.Përmes një deklarate për mediat PS thekson se në panik nga humbja e thellë në 23 qershor, drejtues të PD në rreth dezinformojnë publikun me lajme dhe ngjarje të pavërteta të cilat në thelb kanë trillimin dhe sajimin e situatave të pakëndshme në Librazhd.“Në fakt është Partia Demokratike e cila ka shkelur që në fillim kodin zgjedhor duke ngritur zyrat e saj elektorale brenda ambienteve të nënprefekturës, hipotekës, zyrës së punës, pra institucione shtetërore ku ndalohet me ligj në mënyrë kategorike zhvillimi i aktiviteteve politike” thuhet në deklaratë.Partia Socialiste Librazhd i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.“Fitorja është e pashmangshme në Librazhd dhe në gjithë Shqipërinë. Rilindje” përfundon PS.