Përleshje në burgun më të madh në Sri Lanka, vriten 27 persona

Të paktën 27 vetë u vranë dhe njëoficer i lartë i policisë u plagos rëndë në një përleshje në burgun më të madh ne Sri Lanka,që filloi kur policia u sulmua nga të burgosurit, thane sot zyrtarët dhe policia.Ushtria solli dhunën nën kontroll para agimit dhe arriti te liroje stafin e mbajtur peng në burgun Welikada në kryeqytetin Kolombo - bene te ditur nenpunesit e burgut dhe ata te nderhyrjes ushtarake.Njëzet e shtatë njerëz janë konfirmuar të vdekur, tha ne parlament ministri i burgjeve Chandrasiri Gajadeera.Dhuna shpërtheu kur oficerë nga Task Force Speciale (STF), komandot elite te policies ne Sri Lanka, nisën nje kërkim ne ambjentet e burgut për drogë dhe telefonat celularë të paligjshem. Komisioneri per Burgjet P.W.Kodippili tha per Reuters se të burgosurit kishin marrë armët - disa prej tyre automatike - duke hyre me dhune në arsenalin e armatimeve të burgut."Operacionet e kërkimit janë duke vazhduar për të pastruar vendin dhe rigjetur armët, dhe gjithashtu për të gjetur te arratisurit," tha ai.Burgu ka rreth 4.500 tëburgosur, duke përfshirë anëtarët e mposhtur te ish-rebelëve te Tamil, te quajtur Tigrat Çlirimtarë të"Tamil Eelam" (TÇTE) - lëvizje që luftoi një luftë të zgjatur të pavarësisë, duke i dhënë fund asaj në vitin 2009 ; por zyrtarët thanë se ishte e paqartë se sa, prej tyre mund te kishin qenë të përfshirë në kete kryengritje.