Struga nuk ia del, Breidablik bën supëprizën në Ohër kundër Duros

Struga nuk ia del, Breidablik bën supëprizën në Ohër
Një gol i Gunnlaugsson në pjesën e parë vendos fatin e përballjes së parë play off të Conference League mes Strugës së drejtuar nga Shpëtim Duro dhe islandezëve të Breidablik.

Ndeshje shumë e vështirë për skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut që gjithsesi nuk e ka humbur shpresën pasi humbja është me rezultat të ngushtë.

Në takimin e kthimit pas 1 jave në Islandë, Struga nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Vangjel Zguro i cili la fushën e lojës me karton të kuq në minutën e 92.