BQE ul parashikimet për Eurozonën

Banka Qendrore Evropiane ka ulur parashikimet e saj për rritjen ekonomike në Eurozonë.BQE pret që ekonomia në zonën euro të tkurret për 0.6 për qind këtë vit, krahasuar me parashikimet e mëparshme për 0.5 për qind.Presidenti i BQE-së, Mario Draghi, ka thënë se Banka vazhdon të shohë rreziqe për ekonominë e Eurozonës, por ka theksuar se rimëkëmbja graduale do të nisë më 2014.Ndërkohë, në takimin e së enjtes, BQE vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit në nivelin e saj më të ulët historik, 0.5 përqind. Kjo normë u vendos në fillim të muajit maj duke e ulur atë nga 0.75 përqind që qendroi për 10 muaj me radhë.Në konferencën për shtyp, Mario Draghi deklaroi gjithashtu se pret që rritja ekonomike e Eurozonës për 2014 të kapë shifrën 1.1 përqind.“Bordi Drejtues i bankës vëren se ka akoma risqe që rrethojnë ekonominë e Eurozonës. Këto risqe përfshijnë ulje të kërkesës globale dhe mundësitë që reformat ekonomike dhe zbatimi i tyre në vendet e Eurozonës të ecin me ritme të ngadalta”, tha ai.Rishikimi për ecurinë ekonomike dhe financiare të Eurozonës mbërrin pas të dhënave negative të ardhura nga Franca, ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës. Parisi njoftoi rritjen e papunësisë në 10.8 përqind dhe rënien zyrtarisht në recesion pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 0.2 përqind.