Itali, i ati e la në makinë në mes të diellit mbi 8 orë, vdes 2- vjeçari
Një histori tragjike ka tronditur Italinë. I ati ka harruar fëmijën në makinë në mes të diellit për më shumë se 8 orë fëmijën e tij vetëm dy vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak të nxehtësisë dhe mungesës së oksigjenit.
Babai i dy vjeçarit Luca Albanese, nga Piacenza ishte nisur të çonte të voglin në çerdhe dhe nuk dihet se në çfarë rrethanash e ka harruar atë në makinë, të cilën e ka parkuar në një ambjent me diell dhe vetë ka shkuar në punë.
Vetëm në orën 17 00 të pasdites është mësuar tragjedia për këtë familje, kur gjyshi i të voglit kishte shkuar ta merrte nga çerdhja dhe aty i thanë se nipi i tij i vogël nuk kishte shkuar në çerdhe.
Mjekët konstatuan vdekjen për shkak të nxehtësisë dhe mungesës së oksigjenit. Prindërit e Andreas janë të dy në spital në gjendje shoku, pas kësaj ngjarje që ka tronditur jo vetëm ata por të gjithe qytetarët italianë, ndërsa babai i dy vjeçarit është tashmë nën akuzë për vdekjen e djalit të tij.