Zawahiri thirrje për luftë të shenjtë në Siri
Udhëheqësi i Al-Kaidas Ayman al-Zawahiri, i ka bërë thirrje sirianëve që të bashkohen për të mposhtur presidentin Bashar al-Asad, dhe për të penguar atë që ai e konsideron si plan amerikan për të krijuar një Siri që shërben si shtet klient i Izraelit.Portale islamiste kanë postuar sot gjithandej në internet porosinë 22 minutëshe të liderit të Al-Kaidas, i cili në 65 vjetorin e shtetit të Izraelit, tha se e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e Palestinës është përmes Xhihadit.“O ju Luanët e Levantit, bashkohuni rreth këtij qëllimi fisnik dhe tejkaloni përkatësitë partiake”, ka thënë Zawahiri i cili është cituar nga agjencia Reuters.“Amerika, agjentët dhe aleatët e saj duan që ju të derdhni gjakun tuaj, dhe atë të fëmijëve dhe grave tuaja, për të rrëzuar regjimin kriminal Baathist, e më pastaj ata të formojnë një qeveri e cila i është besnike dhe për të ruajtur sigurinë e Izraelin”, ka shtuar ai.Mesazhi e tij vjen vetëm një ditë pasi që forcat pro-Assad, të mbështetura nga luftëtar libenaz të Hezbollahut, u morën kontrollin kryengritësve mbi qytetin Kusair.