Dy koretë drejt bisedimeve?

Dy Koretë duket se kanë rënë dakord për të mbajtur bisedime për një zonë industriale të bashkëqeverisur, disa javë pasi atje u ndërprenë të gjitha operacionet.Korea e Veriut propozoi bisedimet me Jugun në një deklaratë të lëshuar në orët e para të së enjtes, të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA.Në Korenë e Jugut, Ministria e Unifikimit deklaroi se e mirëpret propozimin, që vjen pas muajsh tensioni të lartë në gadishull. Zona industriale Kaesong, brenda territorit të Veriut, është një burim jetik të ardhurash për Penianin.Por vetë qeveria veriore i tërhoqi punëtorët e saj në fillim të prillit pasi marrëdhëniet me Jugun dhe fqinjët e tjerë u përkeqësuan në fillim të 12 shkurtit, kur u bë dhe testi i radhës bërthamor.Që atëherë, operacionet në këtë zonë, ku rreth 120 prodhues koreano-jugorë kanë punësuar rreth 53 mijë punëtorë koreano-veriorë, janë ndërprerë për herë të parë që kur projekti nisi nga puna një dekadë më parë.Korea e Veriut deklaroi fundin e muajit të kaluar se do të ftonte biznesmenët e Koresë së Veriut për të diskutuar rifillimin e operacioneve, por Seuli e përjashtoi një gjë të tillë duke deklaruar se bisedimet duhet të mbahen në nivel qeverish.Deklarata e publikuar në agjencinë KCNA, që i atribuohet Komitetit për Riunifikimin Paqësor të Koresë, thotë se vijat e kontaktit të ndërprera gjatë muajve të tensionit do të rivendosen nëse Jugu i pranon bisedimet.