Ish-kryeministri slloven dënohet me dy vjet burg

Ish-kryeminsitri slloven Janez Jansha është dënuar me dy vjet burg dhe me 37 mijë euro gjobë pasi u shpall fajtor për korruspsion.Lideri opozitar i Sllovenisë Janez Jansa dhe dy të pandehurit e tjerë akuzohen se kanë marrë ryshfet në vitin 2006 në një marrëveshje me një fabrikë finlandeze të mbrojtjes, Patria, njofton Reuters.Jansa ka hedhur poshtë akuzat se ka pasur përfitime në blerjen e automjeteve të blinduara nga Patria, në kohën kur ishte kryeministër.Akuzat për korrupsionin në nivelin e lartë të qeverisë kanë nxitur zemërimin e publikut, ndërsa kriza financiare mund ta bëjë Slloveninë vendin e fundit të Eurozonës, që kërkon pako financiare shpëtimi.