Portestat në Turqi, Erdogan nuk tërhiqet: Parku do ndërtohet

Pavarësisht protestave masive që vijojnë në ditën e shtatë të tyre, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan shrehu edhe një herë se planet për zhvillimin e parkut Gezi në Stamboll do të vazhdojnë.Erdogan i bëri këto komente gjatë një vizite në Tunizi. Ai është kthyer në Turqi, pasi ka ndërprerë turnun e shkurtër në Afrikën Veriore.Protestat nisën si një çështje lokale, qe lidhej me zhvillimin e parkut Gezi, prane sheshit“Taksim” ne Stamboll, por ato morën përmasat e një revolte kunder qeverise dhe partise ne pushtet "Drejtesi e Zhvillim" apo asaj qe cilesohet si islamizimi i Turqise. Erdogan qendron ne pushtet që prej vitit 2002 dhe shume ne Turqi mendojne se qeveria e tij po behet gjithnje e me shume autoritare.Demonstruesit në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera kanë bërë thirrje që Kryeminsitri të japë dorëheqjen.Ndërkohë që nga protestat e dhunshme katër persona raportohet të kenë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur, ndërsa qindra të tjerë janë arrestuar gjatë trazirave.Erdogan ka hedhur poshtë protestat si jodemokratike. Para nisjes për në turneun e tij zyrtare në Afrikën e Veriut të hënën, PD kishte parashikuar se protestat do të kishin përfunduar kur ai të kthehej në Turqi.Ndërsa gjatë ditës së enjte janë regjistruar dhe përleshjet e para mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan raportojnë mediat në Turqi.Incidenti ka ndodhur në qytetin e Detit të Zi Rize, ku simpatizantët e shumtë të tij dhe të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim janë hedhur ndaj një grupi më të vogël të pjesëmarrësve të demonstruesve antiqeveritar.Policia lokale ka ndërhyrë duke parandaluar që ato të përhapen, por ende nuk ka shume te dhëna rreth incidenteve.