SHBA nis bashkëpunimin me Venezuelën

Shtetet e Bashkuara do të nisin dialogun me Venezuelën për të rivendosur ambasadorët në kryeqytetet përkatëse, ka deklaruar sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.Ai ka folur pasi Venezuela liroi dhe dërgoi në SHBA një producent filmash që ishte arrestuar nën akuzën e komplotimit. Zoti Kerry mirëpriti lirimin e Timothy Tracy duke e cilësuar atë si një “zhvillim pozitiv”.Marrëdhëniet mes Amerikës dhe Venezuelës kanë qenë në nivelet minimale në vitet e fundit, me ambasadorët respektivë që ishin tërhequr nga dy qeveritë në vitin 2010.Më herët gjatë vitit Uashingtoni acaroi Karakasin duke mbështetur kërkesën e opozitës venezueliane për një rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve presidenciale të prillit, të mbajtura për të gjetur zëvendësin e Hugo Chavez, që vdiq në mars.