Turqi, protestuesit kërkesa ndaj Erdoganit

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan është kthyer në Turqi e ndërsa protestat masive kundër qeverisë së tij vazhdojë.Erdogan ka përfunduar një turne tre-ditor në  Afrikën e Veriut, duke u larguar kështu edhe nga demostruesit që mbushën sheshet e Stambollit dhe Ankarasë për të 6 ditë rresht.  Gjithçka nisi pas përplasjes së policisë me protestuesit  në një park të Stambollit. Erdogan i ka quajtur protestat jodemokratike, ndonëse zëvendësi i tij ka kërkuar falje për dhunën policore. Aktivistët kanë bërë një listë me kërkesa për qeverinë e kryeministrit Erdogan.Ata kërkojnë shkarkimin e  drejtuesve të policisë në qytet e prekura nga protestat, ndalimin e  përdorimit  të gazit lotsjellës, lirimin e protestuesve të arrestuar, shkarkimin e guvernatorit të Stambollit, dhe duke hequr e planeve për ndërhyrje në parkun Gezi. Të paktën dy viktima janë raportuar gjatë këtyre protestave.Por për shumë  analistë demonstratat  që  filluan si protesta kundër planeve për ndërtime në një shesh popullor në Stambollato tashmë përfshirë çështje të tjera, mes së cilave edhe pakënaqësitë ndaj qëndrimit të partisë në pushtet lidhur me segmente të mëdha të popullatës, që nuk e mbështesin atë.Partia për Drejtësi dhe Zhvillim është një lëvizje me prirje islamike e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, i cili ka qënë në pushtet për më shumë se 10 vjet, madje u rizgjodh para 2 vjetësh me vetëm 50 për qind të votave.  Kjo pakënaqësi po shprehet në gjithë vendin, duke pasqyruar shqetësimin rreth animit nga islamizmi dhe atë që analistët e quajnë mungesë të shqetësimit që qeveria tregon për gati gjysmën e popullatës që mbetet tepër ateiste.