Rasti Cucchi, dënohen 5 mjekë ndërsa lirohen infermierët

Një gjykatë në Romë ka lënë në burg 5 mjekë të cilët akuzohen për vrasje me dashje.Sipas mediave italiane, mjekët akuzohen për vdekjen e Stefano Cucchi, vdekja e të cilët bëri mjaft bujë në Itali.Gjykata ka dënuar me 2 vjet mjekun Aldo Fierro, ndërsa mjekët e tjerë, Stefania Cordi, Flaminia Bruno, Luigi de Marchis, Silvia di Carlo, u dënuan me nga 1 vit e 4 muaj.Rosita Caponetti me 8 muaj, për krimin e ideologjisë së rreme, 3 agjentët e burgut janë lënë të lirë për mungesë provash, ndërsa 3 infermierët janë liruar përfundimisht.Pas dhënies së dënimit në sallë njerëzit e pranishëm bërtisnin “vrasës”.Ilaria Cucchi, motra e Stefanos, pasi dëgjoi vendimin shpërtheu në lotë. “Nuk dorëzohem, kjo është drejtësi e padrejtë. Vëllai im vdiq për padrejtësi. Mjekët duhet të bëjnë llogari me ndërgjegjen e tyre, vëllai im s’do të kishte vdekur” tha ajo.Ilaria doli nga seanca mes duartrokitjeve të manifestuesve, që kërkonin dënimin e agjentëve dhe infermierëve. Të shumtë kanë qenë ata, që duke e shoqëruar jashtë, i thoshin: “Nuk të lëmë vetëm”.Ndërsa Ilaria u është përgjigjur: “Të vërtetën e dimë ne, drejtësia nuk ka dhënë drejtësi. Nuk do të ndalemi këtu”.