SHBA, shembet ndërtesa, vdes 1 grua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2013, 07:48
Një person ka gjetur vdekjen ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, pas shembjes së një ndërtese në qendër të qytetit të Philadelphia-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ndërtesa 4-katëshe u shemb,rreth orës lokale 10:30 të orës lokale ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shembjes së saj.Sipas mediave amerikane, viktima është një grua, identiteti i të cilës nuk bëhet ende I ditur ndërsa 13 të plagosurit ndodhen në spital dhe kanë marrë plagë të lehta.Zjarrëfikëset po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, për të bërë të mundur gjetjen e personave të tjerë të cilët mund të kenë mbetur nën rrënoja.