Europa në alarm nga përmbytjet, 12 viktima
Harta e përmbtyjeve në Evropën Qëndrore dhe Lindore sa vjen dhe zgjerohet, e ndërsa pas Republikës çeke , Gjermanisë, dhe Austrisë tani gjendjen e alarmit kanë shpallur edhe Zvicra, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria. 12 njerëz kanë vdekur në Evropë si pasojë e përmbytjeve.Mijëra trupa gjermane janë dërguar për të ndihmuar rajonet e prekura nga përmbytjet e ndërsa lumenjtë në rritje kërcënojnë qytete të tjera. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar zonat e prekura nga përmbytjet dhe premtoi 100 milion euro ndihmë emergjente.Zyrtarët kanë thënë se gjendja mund të përkeqësohet, ndërsa njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojnë në katet e sipërm të banesave.Ndërkohë nivelet e lumit në kryeqytetin çek Pragë kanë filluar të bien. Zona të mëdha ne Pragë u përmbytën por barrierat metalike mbrojnë qendrën historike të qytetit. Rrugët kryesore janë mbyllur shërbimet hekurudhore janë ndërprerë. Mijëra shtëpi janë pa energji.Hungaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi ujërat në lumin Danub kanë arritur kulmin. Në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest dhe kryeqyteti sllovak Bratislava autoritetet janë në gjendje gatishmërie dhe mbrojtje nga përmbytjet.Në Austri, shërbimi meteorologjik tha se shiu i rënë gjatë dy ditëve të fundit ishte sa për dy muajt e shi.