SHBA dënon pushtimin e Qusair-it nga forcat qeveritare siriane
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin e ushtrisë siriane në Qusair, një qytet strategjik, mbi të cilin regjimi i Assad ka siguruar kontrollin pas luftimeve të ashpra që kanë zgjatur rreth 3 javë.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se forcat pro-qeveritare kanë patur qartazi nevojë nga “partnerët e tyre tiranë”, Hezbollahu dhe Irani. Dëshmitarë thonë se Qusair-i është kthyer tashmë në një gërmadhë.Ndërkohë, Franca ka thënë se provat në rritje të përdorimit të armëve kimike në Siri “detyrojnë komunitetin ndërkombëtar të ndërhyjë”.Por presidenti Francois Hollande, paralajmëroi se do të veprohet vetëm brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar.Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dështuar në përcaktimin e një date për bisedimet e propozuara për paqe.Më shumë se 80 mijë njerëz janë vrarë në Siri dhe më shumë se 1,5 milionë janë larguar nga vendi, që kur trazirat kundër presidentit Bashar al-Assad nisën në 2011-n, sipas përllogaritjeve të OKB-së.