Biden: SHBA e shqetësuar për situatën në Turqi

Zv.presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA është e shqetësuar dhe nuk është indiferente ndaj protestave të dhunshme në Turqi.Biden tha se SHBA mbështet tubimet e lira, një shtyp të lirë dhe mospërdorimin e dhunës nga qeveria dhe protestuesit.Ai tha se SHBA dhe Turqia nganjëhere kanë mosmarrëveshje mbi taktikat, por ndajnë vlerat e përbashkëta si zgjidhjen dyshtetërore për Izraelin, një Iran pa armë bërthamore dhe një Siri josektariane.Ai ka bërë këto komente në një konferencë vjetore të Këshillit Turko-amerikan ku mori pjesë edhe një  zëvendëskryeminstrat e Turqisë.