E dëmtuar, por ia del të sigurojë finalen e 3000 metrave. Luiza Gega bën mrekullinë në Botëror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2023, 21:04

Luiza Gega kualifikohet në finalen e 3 mijë metrave në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Hungari.
Kampionia e Europës, edhe pse në dyshim për shkak të një dëmtimi muskular, mori pjesë në Baterinë 3 por pavarësisht këtij fakti, e mbylli garën në vendin e tretë pasi kryesoi për një kohë te gjatë dhe e mbylli 9:17:71.
Finalja e garës së 3 mijë metrave do të zhvillohet në datën 27 gusht ku Luiza Gega shpreson që minimalisht të fitojë një medalje edhe pse do të jetë shumë e vështirë për shkak të dëmtimit të saj që po e shqetëson prej disa ditësh.
