Dinamo nis të bëhet e…madhe. Nënshkruan sulmuesi durrsak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 11:17
Lorenco Vila ka hedhur firmën në kontratën e Dinamos pak orë pas largimit në Teuta ku luajti për 7 sezone.
Sulmuesi i talentuar durrsak është goditja më e madhe e “nëndetëses” në këtë merkato ndërsa ka nënshkruar për tre sezone.
Detaji që zhbllokoi situatën ishte pronësia e 25% të kartonit të sulmuesit që mbetet në klubin e Teutës, ndërsa Dinamo ka paguar rreth 50 mijë euro për ta shkëputur nga skuadra e Diego Longos.
