E bujshme nga Italia, Milani shumë pranë sulmuesit shkodran të Kombëtares Shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2023, 13:52

Armando Broja është gjithmonë e më pranë Milanit pasi kuqezinjtë e kanë ngjitur në krye të listës së preferencave.
Sulmuesi shqiptar i Chelseat, aktualisht pjesë e bluve me një kontratë deri në vitin 2028 është në pole position për t’u veshur kuqezi dhe marrëdhëniet me Chelsean janë të shkëlqyera e në këtë mënyrë mund ta shtyjnë drejt Serie A.
Lajmin e bën të ditur “Gazzetta Dello Sport” që thekson se Broja do të jetë njeriu që do të ndihmojë Olivier Giroud gjatë sezonit të ri pasi Milani ka nevojë për një qëndërsulmues fizik dhe njëkohësisht teknik e të shpejtë.
