Vilë, avion privat, miliona për postimet dhe të gjitha komoditetet që Al Hilal i ka pramtuar Neymar-it

Vilë, avion privat, miliona për postimet dhe të gjitha
Sikur të mos mjaftonte mali i parave që Neymar do të përfitojë në dy sezone me Al Hilal, klubi arab i ka shtuar në pjatën e premtimeve edhe shumë përfitime të tjera shtesë.

Ashtu si Cristiano Ronaldo, kapiteni i Brazilit do të ketë në dispozicion një avion privat dhe mund të jetojë lirisht me të dashurën Bruna Biancardi edhe pse bashkëjetesa nuk lejohet me ligj në Arabinë Saudite.

O’Ney do të paguhet me 80 mijë euro shtesë për çdo fitore ndërsa nuk duhet të shqetësohet për të kërkuar vilë sepse klubui tashmë ia ka gjetur e madje i ka siguruar edhe stafin që do të punojë me çdo detaj.

Ai do të arkëtojë edhe nga 500 mijë euro shtesë për çdo postim që reklamon Arabinë Saudite. Aspak keq për ish-sulmuesin e PSG që gjen te Al Hilal Milinkovic-Savic dhe Kalidou Koulibaly.