ZYRTARE/ Neymar transferohet te Al Hilal, PSG i “jep duart”
Tani nuk ka më dyshime, Neymar jr. është lojtari më i ri i që zyrtarizin transferimin në Arabinë Saudite, më saktësisht te skuadra e Al Hilal.
300 milionë për 2 sezone do të arkëtojë lojtari brazilian që zëvendëson Messin në listën e berjeve të rëndësishme që kishte planifikuar Al Hilal.
Pas refuzimit të argjentinasit, Al Hilal tentoi Mbappe-në dhe sërish nuk ia doli ndërsa tashmë ka në skuadër një lojtar po aq prestigjoz sa dy të parët.
Lajmin e largimit të Neymar e bëri me dije PSG ndërsa paga e tij mund të shkojë deri në 400 milionë në varësi të bonuseve të caktuar në kontratë.
Naser Al Khelaifi, president i PSG:
“Është gjithmonë e vështirë t’i japësh lamtumirën një lojtari të jashtëzakonshëm si Neymar, një nga më të mirët në botë. Nuk do ta harroj asnjëherë ditën kur erdhi te PSG dhe kontributin që ka dhënë në klubin tonë gjatë 6 viteve të fundit. Kemi përjetuar momente të mëdha dhe Neymar do të jetë përherë pjesë e historisë tonë”.
Për PSG do të shkojnë 80 milionë euro që mund të bëhen 120 falë bonuseve lehtësisht të arritshme. Neymar u transferua te skuadra pariziene në vitin 2017 për 222 milionë euro që shkuan në arkën e Barcelonës e cila më pas i shpenzoi për Coutinho dhe Dembele.
