Mban në ankth Man. City-n, De Bruyne humbet vitin…nëse operohet në gju

Mesfushori belg i Manchester City, Kevin de Bruyne mund të operohet në gju nëse dëmtimi i tij nuk do të zgjidhet me rrugë alternative dhe viti i lojtarit belg rrezikohet seriozisht.

Lojtari i kampionëve të Anglisë reflektoi probleme gjatë ndeshjes hapëse të Premier League kundër Burnley dhe sipas mediave, mjekët po monitorojnë situatën dhe po ndjekin gjendjen klinike të lojtarit që është në ankth ashtu si edhe klubi bardhekaltër pasi Kevin është një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit të Pep Guardiola-s.

Në rast se do të finalizohet me një operacion që konsiderohet edhe si mundësia më e mirë, De Bryne do të jetë gati vetëm në fillim të vitit 2024 çka do të thotë se lojtari do të humbasë 4 muajt e parë të sezonit aktual dhe Manchester City ndoshta duhet të rikthehet në merkato për një mesfushor shtesë.