1 mijë dollarë bileta në Philadelphia, Messi i shpërblen amerikanët me një gol tjetër (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 08:08

Lionel Messi nuk di dhe nuk dëshiron të ndalet. Sulmuesi kampion bote dhe fitues i 7 Topave të Artë shënoi një tjetër supergol në suksesin e radhës që Inter Miami arriti në Filadelfia me rezultatin 4-1.
Tifozët e pranishëm në stadium paguan deri në 1 mijë dollarë për një biletë dhe mesa duket kjo sakrificë ia vlejti edhe pse suksesi shkoi për skuadrën kundërshtare.
Fitore që i siguron skuadrës nga Florida finalen e League Cup, ndërsa ky është goli i nëntë i Lionel Messit në 6 ndeshjet e luajtura me fanellën e Inter Miami. Që prej transferimit në SHBA, numri 10 nuk ka munguar në takimin me golin në asnjë ndeshje të luajtur.
