Interi gjen mbrojtës, zyrtarizon brazilianin e talentuar për shifrën e rëndësishme

Interi gjen mbrojtës, zyrtarizon brazilianin e talentuar për
Carlos Augusto është lojtari më i ri i Interit. Klubi zikaltër zyrtarizon transferimin e 24-vjeçarit i cili zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Monza-n por tashmë do të bëjë hapin e madh në klubin e tretë më të titulluar të Italisë.

Mbrojtësi u transferua në Milano në huazim për 4.5 milionë euro me detyrim blerjeje pas 1 sezoni për 7.5 milionë.

Kontratë deri në vitin 2028 për lojtarin e krahut që do të jetë një alternativë e vlefshme nga stoli.