VIDEO/ Arabia në tjetër nivel, gazetari i dhuron Fabinhos një orë Rolex
Arabia Saudite duket se është kthyer në tokën e premtuar për futbollistët europianë por jo vetëm. Ekipet arabe po i ofrojnë kontrata faraonike lojtarëve vetëm për të nënshkruar me to.
Por duket se jo vetëm skuadrat, por edhe gazetarët arabë nuk po kursehen për lojtarët e tyre të preferuar. Kjo ndodhi me Fabinhon që u transferua në verë nga Liverpooli tek Al Ittihad ku luan edhe Benzema e Kante. Pas ndeshjes që Al Ittihad fitoi 3-0 kundër Al Raed, duket se për disa Fabinho ishte lojtari më i mirë.
Kështu një gazetar arab pas ndeshjes i ofroi Fabinhos një orë Rolex. Fabinhos i bie për një moment ora në tokë por pasi e merr kupton se nuk ka pësuar dëmtime dhe falenderon gazetarin.
⌚ Suudi Arabistanlı gazeteciden Fabinho'ya performans hediyesi ⌚
— AA SPOR (@aa_spor) August 15, 2023
???? El-İttihad forması giyen Fabinho, maçtaki başarılı performansının ardından bir gazeteci tarafından saatle ödüllendirildi.pic.twitter.com/MxEG3KeHCA


