Kushtuan vetëm 20 milionë por sot luajnë në të njëjtën skuadër dhe vlejnë 250 milionë euro
Dy mesfushorët më të shtrenjtë të hostorisë se futbollit janë rritur në emarikën latine dhe që të dy do të luajnë në të njëjtën skuadër, Chelsean.
Bëhet fjalë për rreth 250 milionë që peshojnë shumë në mesfushën e bluve të Londrës. Enzo Fernandez i blerë në vitin 2022 prej Benfica-s nga River Plate për 15 milionë, u shit 1 vit më pas 121 milionë euro.
6 muaj më vonë, Chelsea theu rekordin personal me një tjetër mesfushor të shtrenjtë dhe blerjen më të kushtueshme të Premier League. Brighton e bleu Moisés Caicedo në vitin 2021 nga Independiente del Valle për vetëm 5 milionë euro.
Dy vite më vonë? Ekuadoriani i siguroi klubit të Brighton 133 milionë, plot 128 më shumë se sa investimi fillestar. Sot, dy mesfushorët më të shtrenjtë të planetit do të luajnë bashkë me fanellën e skuadrës së drejtuar nga Maurizio Pocchettino.
