Milot Rashica mbetet në Stamboll por jo me fanellën e Galatasaray. Shikoni pritjen madhështore që i bëhet (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 10:44

Galatasaray vendosi të mos e ushtronte të drejtën për të blerë kartonin e Milot Rashicës pas një vit huazimi nga Watford por sulmuesi shqiptar do të qëndrojë në Ligën e Parë Turke sepse ai ka nënshkruar një kontratë të re me rivalët e klubit verdhekuq.
Beshiktash zyrtarizon transferimin e sulmuesit të Kosovës pasi do të derdhë 5 milionë euro në arkën e anglezëve të ndarë në disa këste.
Ndërkohë, Rashica do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro në sezon për 4 vitet e ardhshme me fanellën e skuadrës bardhezi që forcohet ndjeshëm me blerjen e shqiptarit i cili bashkohet me Ante Rebic për të rivalizuar gjigandët e Fenerbahce dhe Galatasaray.
????????☑️ pic.twitter.com/nCxsrihbWl
— Beşiktaş JK (@Besiktas) August 16, 2023
