VIDEO/ "Gëzuar vizioni i përjetësisë", Tirana feston 103 vjetorin e themelimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2023, 16:36
Tirana feston sot 103 vjetorin e themelimit të klubit dhe për këtë, klubi bardheblu i ka kushtuar ditës së sotme një rëndësi të veçantë në rrjetet sociale.
Nëpërmjet videove dhe fotove të ndryshme, Tirana ka uruar tifozët për ditëlindjen e klubit, ndërkohë që ka njoftuar se edhe prezantimi i uniformave të sezonit të ri, do të bëhet pikërisht ditën e sotme.
“Se në pajën e kësaj historie dashurie për Tironën, është e gjithë Tirana’, shkruan klubi bardheblu në një nga postimet që i ka dedikuar 103 vjetorit të themelimit.

