Lëvizje surprizë, Nicolo Zanilo largohet nga Galtasaray

Nuk zgjati shumë aventura e Nicolo Zaniolo te Galatasaray. Pas 6 muajve në Stamboll, mesfushori italian do të zhvendoset në Birmingham për ta vazhduar karrierën me Aston Villa nën drejtimin e Unai Emery.

Në Angli ai do të gjejë drejtorin sportiv Monchi me të cilin ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e klubit të Romës.

Zaniolo do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë me skuadrën ishullore ku transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga ana e Villans.