Botërori i femrave/ Përcakohet finalistja e parë, sulmuesja shqiptare e mbyll me 0 gola

Sot është vendosur finalistja e parë në botërorin e femrave që po zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re. Spanja ka fituar ndaj Suedisë me rezultatin 2-1 duke kaluar kështu në finale.

Të gjitha golat u shënuan në 10 minutat e fundit, pasi pjesa e parë kishte përfunduar pa gola. Në minutën e 81 Paraluelo kaloi Spanjën në avantazh, ndërsa në të 88-ën Suedia barazoi provizorisht. Një minutë më vonë Spanja shënoi me Garcia për të kaluar në finale.

Titullare për Suedinë ishte edhe futbollsitja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani e cila në këtë botëror nuk arriti të shënonte asnjë gol. Gjysëmfinalja tjetër është ajo mes Australisë dhe Anglisë.