Çmenduria e radhës, Arabia kërkon të “rrëmbejë” edhe kampionin e Europës

Çmenduria e radhës, Arabia kërkon të
Nuk ka të ndalur merkatoja nga Arabia Saudite që po tërheq një pjesë të rëndësishme të lojtarëve më të njohur të Europës. Pas Neymar radhën e ka një mbrojtës që ka luajtur titullar në Manchester City-n e tripletës së sezonit të kaluar.

Bëhet fjalë për Aymeric Laporte. Cristiano Ronaldo e kërkon te Al-Nassr ndërsa City ka ndezur dritën jeshile për një transferim të mundshëm të spanjollit.

29-vjeçari ka fituar 5 tituj me Pep Guardiola-n, ndërsa me transferimin e Gvardiol në “Etihad”, hapësirat e tij në formacionin titullar mund të ngushtohen e në këtë mënyrë, iberiku mendon të nisë një aventurë të re bashkë me CR7, Mane e Brozovic te Al Nassr.