Teuta ndan rrugët me sulmuesin simbol, talenti durrsak largohet nga shtëpia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2023, 14:21

Lorenco Vila i jep lamtumirën skuadrës së Teutës vetëm 10 ditë nga starti i sezonit. Lajmin e bën të ditur vetë klubi durrsak që thekson se pas 7 vitesh dhe 4 trofe të fituar, Lorenco Vila largohet nga ekipi.
I rritur në akademinë e klubit bregdetar, Vila është një nga emrat më të njohur që fidanishtja e këtij klubi ka prodhuar gjatë viteve të fundit. Ai u bashkua me ekipin e parë në vitin 2016.
Vila numëron 200 ndeshje dhe ka shënuar 45 gola ndërsa Teuta e falenderon për gjithë kontributin e dhënë përgjatë aventurës së tij me “Djemtë e Detit”.
