Mancini me akuza të rënda për kreun e Federatës Italiane të Futbollit
Roberto Mancini sqaron të gjithë italianët në lidhje me vendimin e papritur për t'u larguar nga drejtimi i të kaltërve. Ai hedh akuza të rënda në adresë të Gabriele Gravina-s, president i Federatës Italiane të Futbollit duke sqaruar edhe motivet që e shtynë te ky vendim:
"A keni parë ndonjëherë që presidenti i federatës të ndryshojë stafin e trajnerit? Prej një viti kërkonte të bënte revolucion por unë ia bëra të qartë që nuk mundej. I thashë se mund të fuste disa njerëz por nuk mund të zëvendësonte bashkëpunëtorët e mi kryesorë me të cilët fitova europianin.
Jam unë qe mund të ndryshoj njerëzit e stafit por ai mendonte kunder meje prej disa kohësh. Pse duhet të ndërhyjë te stafi? Çfarë lidhje ka kjo? E kuptova që në atë pikë ai mund të më largonte edhe mua".
