Trajneri portugez shmang futbollin dhe bën thirrje kundër Rusisë
Paulo Fonseca, ish-trajner i Shaktar Donetsk nuk është aspak dakort me politikën e klubeve europiane për të shitur lojtarë edhe në Rusi nëse ka thirrje për ta nga vendi lindor, aktualisht në luftë me Ukrainën.
Foncesa drejton Lille por është njohës i mirë i situatës ne Ukrainë ku ka punuar për shume vite me Shakhtar dhe ai jep këtë mesazh për të gjithë klubet europiane:
"Kam lexuar që Benfica dhe Braga do të shesin Cinquinho dhe Tormena te klubet ruse. Nuk mund ta besoj. Çdo ditë Rusia vret njerëz, fëmijë të pafajshëm e ndoshta e bën ndërsa ata janë në shtëpi duke parë ndeshjet e futbollit.
Nëse Benfica dhe Braga ime do të marrin para nga rusët, duhet ta dinë shumë mirë që rublat janë të lyera me gjakun e fëmijëve ukrainas".
Comunicado ???????? pic.twitter.com/9ArLF4vfxI
— Paulo Fonseca (@PFonsecaCoach) August 13, 2023
