Juventus ngelet "thatë", objektivi kryesor i bardhezinjëve firmos në Premier League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2023, 10:25
Nicolo Zaniolo do ta vazhdojë karrierën në Premier League tek ekipi i Aston Villas. Sulmuesi italian ka kaluar në formë huazimi me të drejtë blerjeje, nëse anglezët binden në fund të sezonit për italianin do duhet të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e tij.
Ditën e nesërme Zaniolo pritet të udhëtojë drejt Anglisë për të kryer vizitat mjekësore. Juventusi e kishte objektiv kryesor sulmuesin italian.
Zaniolo që për momentin luan me Galatasaray u lidh ngushtë këtë merkato vere me Juventusin.


