Rikthimi i Mbappe në skuadër, ja cilat janë 3 arsyet e “ngrohjes” së marrëdhënieve me PSG
Kylian Mbappe ka bërë një hap përpara për të riparuar disi marrëdhënien e shkatërruar me PSG për shkak të vendimit të tij për të mos rinovuar që u pasua nga përjashtimi i lojtarit nga skuadra e parë.
Gjithsesi, gjatë ditëve të fundit ka pasur sinjale pozitive dhe sulmuesi francez është sërish pjesë e skuadrës e madje flitet tashmë për ta zgjidhur ngërçin në mirëkuptim ku të gjitha palët mund të fitojnë.
Por cilat janë arsyet e hapave pas të bëra nga numri 10?
1- Shitja e Neymar në Arabinë Saudite është shkaku kryesor pasi me brazilianin, Mbappe nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie pozitive ndërsa shpesh herë kishte kërkuar largimin e tij.
2- Arsyeja e dytë është blerja e Ramos, qëndërsulmuesi që do të plotësojë vendin bish në majën e repartit të avancuar ku Mbappe pa dëshirën e tij ishte detyruar të aktivizoihej shpesh herë sezonin e kaluar.
3- Detaji i tretë dhe shumë i rëndësishëm që ndikoi në ngrohjen e marrëdhënieve ishte blerja e Dembele, mik i ngushtë i Mbappe prej shumë vitesh.
